RREGULLAT DHE KUFIZIMET

Për të siguruar shërbim të saktë dhe të sigurt për çdo klient, zbatohen këto rregulla:

1. Produktet e ndaluara

Ne nuk pranojmë të transportojmë:

  • Bateri të mëdha litiumi jashtë pajisjeve
  • Ilaçe, suplemente të caktuara, apo produkte mjekësore të kontrolluara
  • Armë, thika luftarake dhe mjete të rrezikshme
  • Produkte kimike apo materiale të rrezikshme
  • Ushqime të freskëta që prishen

Pesha dhe përmasat

  • Tarifa llogaritet sipas peshës reale ose voluminoze, sipas asaj që del më e madhe.
  • Pakot e mëdha kërkojnë kohë shtesë transporti

Përgjegjësia

  • Ne nuk mbajmë përgjegjësi për produkte të dëmtuara që vijnë të paketuara gabim nga shitësi.
  • Për gabime në porosi (ngjyrë, madhësi, model), përgjegjësi mban shitësi.
  • Nëse një pako humbet nga transportuesi ndërkombëtar, procedura ndiqet sipas rregullave të tyre.

Afatet e transportit

  • Koha e dorëzimit ndryshon sipas vendit prej nga vjen porosia.
  • Vonimet e doganave ose festave zyrtare nuk varen nga ne.

PAGESAT

Pas kryerjes së porosisë në web-faqen tonë, porosia krijohet menjëherë. Sistemi ynë llogarit automatikisht koston e transportit sipas madhësisë, peshës ose volumit të pakos.

Kjo siguron:

  • Proces të shpejtë dhe transparent
  • Konfirmim të menjëhershëm të porosisë
  • Mundësi për ndjekjen e statusit të pakos në kohë reale
  • Pagesa në para në dorë kur pakoja dorëzohet

Ne pranojmë vetëm para në dorë, dhe pagesa do të përfundojë kur të merrni porosinë tuaj të dorëzuar.

Porositë speciale

Produktet me vlerë të lartë transportohen vetëm me njoftim paraprak dhe me sigurim, nëse klienti e kërkon.